Partia opozitare maqedonase, LSDM, akuzon drejtuesit e Qendrës Rajonale për Arsim dhe Aftësim Profesional „Gjorgji Naumov“ në Manastir se gjatë një ekskursioni shkollor në Monte Karlo, në vend që të kujdeseshin për nxënësit, drejtoresha dhe zvëvëndës drejtori kanë luajtur bixhoz në një kazino. Anëtari i Komisionit për Arsim dhe Shkencë të LSDM-së, Jovançe Manaskov, tha se nxënësit e mitur i kanë pritur në holl, ndërsa për rastin thonë se posedojnë video dhe fotografi.

“Çfarë tregojnë informacionet, fotografitë dhe videot? Gjatë një ekskursioni shkollor në Monte Karlo, drejtoresha e Qendrës Rajonale për Arsim dhe Aftësim Profesional „Gjorgji Naumov“ nga Manastiri, Zhaneta Servini, dhe zëvendësdrejtori, Lupço Zdravkovski, në vend që të qëndronin me nxënësit, luanin në makinat elektronike të fatit në një kazino. Ndërkohë, nxënësit e mitur, për të cilët ata ishin përgjegjës, i prisnin në holl”.

Ky është një rast imoral dhe për këtë arsye kërkojmë përgjegjësi nga i pari deri te i fundit, tha më tej Manaskov. Nga LSDM i bëjnë thirrje ministres së Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevskës që menjëherë të kryejë mbikëqyrje dhe të nisë procedurë për përgjegjësi dhe shkarkimin e të gjithë të përfshirëve.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume