Pas shefit të AKI, Presidentja pret komandantin e FSK, diskutojnë për “zhvillimet në fushën e sigurisë”
Presidentja e Kosovës dhe njëherësh Komandante Supreme e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim komandantin e FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, i cili e uroi për marrjen e detyrës.
Gjatë takimit u diskutua për zhvillimet aktuale në fushën e sigurisë dhe për rëndësinë e vazhdimit të punës në forcimin e kapaciteteve profesionale dhe operacionale të FSK-së, në përmbushje të misionit të saj kushtetues.
Presidentja Shiroka Pula theksoi rëndësinë e rolit të FSK-së në shërbim të qytetarëve të Republikës së Kosovës, tha Presidenca në një njoftim.
Më herët gjatë ditës Shiroka-Pula priti në takim edhe drejtorin e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Petrit Ajeti.