Si zëvendësministër i Punëve të Brendshme, dua të theksoj qartë se uniforma policore nuk i jep askujt të drejtën të ushtrojë dhunë, pavarësisht dyshimeve ndaj personave që janë objekt i veprimeve policore.

Çdo veprim policor duhet të jetë në përputhje me ligjin dhe standardet profesionale.

Ministria e Punëve të Brendshme, në koordinim me Prokurorinë Publike, po punon intensivisht për zbardhjen e plotë të rastit të dyshuar të dhunës ndaj dy të rinjve në Shkup, më 7 tetor.

Çdo provë do të shqyrtohet me vëmendjen dhe seriozitetin e duhur.

Të gjithë ata që kanë shkelur ligjin do të mbajnë përgjegjësi.

Gjithashtu, është e rëndësishme të theksohet se rasti nuk ka asnjë lidhje me motive etnike, ndërsa patrulla policore e përfshirë kishte përbërje të përzier etnike.

Nuk duhet të lejojmë që ky rast të keqpërdoret për të nxitur tensione ndëretnike.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume