Tetovasot raporton se një i mitur është plagosur rëndë në një aksident trafiku në Prilep.
Sipas MPB-së, në bulevardin “Goce Dellçev”, një automjet “Opel” është përplasur me një moped të drejtuar nga një 16-vjeçar nga fshati Alinc.
I mituri është dërguar në Spitalin e Prilepit, ku mjekët kanë konstatuar lëndime të rënda trupore.
Policia ka kryer këqyrjen e vendit të ngjarjes, raporton Tetovasot.