Gjatë 24 orëve të fundit, në mbarë territorin e vendit, nëpunës policorë privuan nga liria 12 shoferë për kryerjen e veprës penale „drejtim i pakujdesshëm i automjetit“, sipas nenit 297-a të Kodit Penal.
Prej tyre, tetë drejtonin automjet pa patentë shoferi, përkatësisht: R.E. (23), K.B. (27), S.M. (31) dhe L.Sh. (29), të gjithë nga Shkupi, E.M. (19) nga Dibra, B.I. (53) nga Gostivari, D.A. (30) nga fshati Poroj dhe një i mitur 17-vjeçar nga fshati Zdunjë.
Katër shoferë drejtonin automjete nën ndikimin e alkoolit. Te A.T. (46) nga Strumica janë matur 1,84 promilë alkool në gjak, te M.J. (22) nga Radovishi 1,52 promilë, te D.M. (36) nga fshati Amzabegovë, rrethina e Sveti Nikollës, 1,54 promilë, ndërsa te P.T. (36) nga Manastiri janë matur 1,93 promilë alkool në gjak.
Pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj tyre do të ngrihen kallëzime penale përkatëse.
MPB u bën apel të gjithë pjesëmarrësve në trafik që t’i respektojnë denjësisht rregullat dhe rregulloret rrugore, të mos drejtojnë automjet pa e dhënë provimin e vozitjes, si dhe nën ndikimin e alkoolit ose nëse kanë masë aktive ndalimi për drejtimin e automjetit motorik

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume