Zjarri nga djegia e mbeturinave përfshiu parcelën fqinje, kallëzim penal për 65-vjeçarin nga Bërvenica
Një banor i fshatit Bërvenicë është përballur me kallëzim penal pasi dyshohet se nga pakujdesia shkaktoi përhapjen e një zjarri, raporton Tetovasot.
SPB Tetovë njoftoi se është ngritur kallëzim penal kundër Zh.K. (65) për veprën penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.
Sipas policisë, më 3 gusht 2026 ai kishte djegur mbeturina në oborrin e shtëpisë, por flakët dolën jashtë kontrollit dhe përfshinë një parcelë bujqësore fqinje.