Pesë persona kanë përfunduar në prangat e policisë në lokacione të ndryshme të Shkupit, pasi gjatë kontrolleve u është gjetur drogë, raporton Tetovasot.

Të arrestuar janë Z.A. (29), A.A. (24), D.P. (20), një 17-vjeçare dhe B.B. (19).

Sipas policisë, gjatë kontrolleve janë sekuestruar marihuanë dhe një substancë pluhurore e bardhë. Pas dokumentimit të rasteve, ndaj tyre do të parashtrohen kallëzime përkatëse.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume