Dogana në pikën kufitare në Tabanoc, kufiri me Serbinë ka sekuestruar drogë të llojit marihuanë, amfetaminë dhe vaj kanabisi të kombinuar. Lëndët narkotike i janë gjetur një shtetasi gjerman i cili i kishte vendosur në pako të mbyllura hermetikisht duke i kamufluar si karamele prej xhelatine.

Gjatë kontrollit, doganierët kanë gjetur edhe një peshore të vogël, ndërsa në disa pako të ndara ka fshehur amfetaminë në formë të kapsulave. Pas ekspertizës së kryer me urdhër të prokurorit dhe konstatimit të përbërjes së lëndëve narkotike, ndaj shtetasit gjerman është ngritur kallëzim penal për tregti me drogë. I gjithë procesi i detektimit, kontrollit dhe verifikimit është filmuar nga kamerat trupore të cilat Drejtoria e Doganave i morri si donacion nga Ministria e Drejtësisë e SHBA-ve.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume