Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka miratuar njëzëri përmbajtjen, pamjen dhe elementet mbrojtëse të fletëvotimit për zgjedhjet e parakohshme për kryetar të Komunës së Bërvenicës, që do të mbahen më 18 tetor. Nga KSHZ njoftojnë se, për të ruajtur konfidencialitetin e materialit zgjedhor dhe integritetin e procesit, shqyrtimi i kësaj pike u zhvillua në seancë të mbyllur. Fletëvotimi do të përgatitet në gjuhën maqedonase dhe alfabetin cirilik, si dhe në gjuhët dhe alfabetet që përdoren zyrtarisht në komunë, në përputhje me përfaqësimin e komuniteteve dhe dispozitat ligjore. Në të do të shënohen emrat dhe simbolet e parashtruesve të listave, si dhe numrat rendorë, emrat dhe mbiemrat e kandidatëve.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume