Gjykata Themelore Penale në Shkup ka refuzuar kërkesën e mbrojtjes së Artan Grubit, të akuzuarit të dytë në rastin “Lotaria e Maqedonisë”, për kthimin e dokumentit të udhëtimit kundrejt garancisë.

Këshilli Penal e mori këtë vendim pas mendimit negativ të prokurorisë publike kompetente.

Ndaj të akuzuarit vazhdon të mbetet në fuqi masa e marrjes së dokumentit të udhëtimit, si dhe ndalimi i lëshimit të një dokumenti të ri për kalimin e kufirit shtetëror.

Ndërkohë, gjykata ka hequr masën e arrestit shtëpiak, pasi kishte kaluar afati ligjor prej 60 ditësh.

Në vend të arrestit shtëpiak, ndaj tij janë caktuar masa të tjera, përfshirë ndalimin e largimit nga vendbanimi, paraqitjen periodike në gjykatë dhe ndalimin e kontaktit me persona të caktuar.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume