Në parcelën e stacionit të zjarrfikësve në Tetovë, prej 6.768 m², propozohet një kompleks administrativ-komercial me rreth 14.392 m² sipërfaqe bruto mbi tokë.
Sipas skenarit bazë A3, Komuna kontribuon me tokën publike, objektin ekzistues dhe një pjesë të kompensimeve komunale. Në këmbim merr vetëm 15% të ndërtesës. Për 45% të tjera do të paguante rreth 7,77 milionë euro, ndërsa 40% do të mbeteshin pronë e investitorit privat.
👉Pra, qytetarët japin pronën e tyre dhe paguajnë 7.7 milionë euro investitorit, ndërsa investitori përveç pagesës, mban thuajse gjysmën e kompleksit!
Pse ngre dyshime kjo marrëveshje?
Sepse nuk dëshmohet se prona publike është vlerësuar drejt, se 15% është kompensim i duhur për Komunën, dhe dyshimi që është edhe më shqetësues… Në xhepat e kujt do të mbarojnë këto 7.7 milionë euro para të taksapaguesve tetovarë?!
❗️Kjo është një skemë kriminale e organizuar si ajo e Monopolit të Tetovës, vetëm se në këtë rast nuk bëhet shitje e drejtpërdrejtë, por i tërë “biznesi” po tentohet të bëhet nën maskën e partneritetit publiko-privat.
Nëse prona publike jepet nën vlerën e saj për të favorizuar investitorin privat, atëherë PPP-ja rrezikon të kthehet në mbulesë për zhvatjen e pasurisë së tetovarëve.
Kërkojmë tërheqjen e propozimit nga seanca e Kpshillit Komunal, nesër me 14 tetor, dhe debat publik me ekspertë të pavarur.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume