Qeveria e Kosovës ka themeluar Grupin Punues për çështjen e Apelit në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Kransiqit.

Kryeministri Albin Kurti, gjatë mbledhjes së Qeverisë, bëri të ditur se grupi do të udhëhiqet nga zëvendëskryeministri i parë, njëherësh Ministër i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, transmeton Klankosova.tv.

“Siç kemi theksuar edhe më parë, për këtë duhet një strategji shtetërore e kombëtare, një organizim që i tejkalon dallimet partiake dhe bashkon institucionet rreth një qëllimi të përbashkët. Për këtë arsye, sot po themelojmë Grupin Punues të kryesuar nga zëvendëskryeministri i parë, dhe Ministri i Punëve të Jashtme Glauk Konjufca, me përfaqësim institucionale dhe parlamentar, për të bashkërenduar mbështetjen juridike, institucionale dhe diplomatike në funksion të procedurave të Apelit”, tha Kurti, raporton Klankosova.tv.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume