Tetovasot – Një punonjës i sigurimit privat ka raportuar se është sulmuar fizikisht gjatë kryerjes së detyrës në një qendër tregtare në Tetovë, raporton Tetovasot.

Sipas policisë, më 13 tetor 2026, rreth orës 23:20, S.B. (31) nga Tetova ka denoncuar se rreth orës 19:40 ishte sulmuar fizikisht nga personi me iniciale F.S.

Tetovasot raporton se SPB Tetovë po ndërmerr masa për zbardhjen e plotë të rastit.