Një 67-vjeçar nga fshati Dobërdoll i Gostivarit ka denoncuar tërheqje të paautorizuara të parave nga llogaria e tij bankare, raporton Tetovasot.
Ai ka deklaruar se e kuptoi mungesën e mjeteve pasi kartela e tij u refuzua në një pikë karburanti. Pas kontrollit të raportit bankar, ka konstatuar se më 3 dhe 6 tetor ishin tërhequr para nga bankomatët në Vrapçisht dhe Dobërdoll pa pëlqimin e tij.
Policia po heton rastin.