Tetovasot – Një 28-vjeçar nga Gostivari është kallëzuar penalisht për armëmbajtje të paligjshme, raporton Tetovasot.
Sipas MPB-së, Zyra e Jashtme e Çështjeve Kriminalistike Gostivar ka ngritur kallëzim penal kundër J.A. (28) për veprën penale “Prodhim dhe mbajtje e paautorizuar e armëve ose e materieve shpërthyese”.
Gjatë bastisjes së kryer më 9 korrik 2026 në shtëpinë e tij, policia ka gjetur dhe sekuestruar fishekë.