Qytetarët mund të aplikojnë për vaksinim kundër gripit sezonal – është aktivizuar ueb-faqja vakcinacija.mk
Ju informojmë se qytetarët e interesuar nga grupet e rrezikuara mund të aplikojnë për vaksinim falas kundër gripit sezonal në linkun e mëposhtëm: https://vakcinacija.mk/mk/registration-flu
Duke plotësuar formularin në ueb-faqe, qytetarët regjistrohen për vaksinim drejtpërdrejt në sistemin Moj Termin. Më pas, në përputhje me orarin e paraparë në planin e vaksinimit, do të marrin një mesazh SMS me informacion për datën dhe orën e saktë kur duhet të vaksinohen në pikën e vaksinimit që do të zgjedhin gjatë regjistrimit.
Vaksinimi falas kundër gripit sezonal është i dedikuar për grupet e mëposhtme të rrezikuara: personat mbi 65 vjeç, personat me sëmundje kronike, punonjësit shëndetësorë, gratë shtatzëna, si dhe fëmijët e moshës nga 6 muaj deri në 5 vjeç.
Vaksinimi kundër gripit sezonal është masa më efektive për parandalimin e gripit, pasi parandalon shfaqjen e formave më të rënda të sëmundjes, komplikimeve dhe përfundimit me vdekje, veçanërisht te grupet e rrezikuara.