Shtohet numri i policëve të lënduar, 23 efektivë nën trajtim te spitali i Traumës. Nën trajtim edhe 5 protestues dhe 1 kalimtar
Përditësohet bilanci i të lënduarve nga protesta e zhvilluar në Tiranë.
“Në shesh për të marrë Shqipërinë”/ Shkurti: Nuk mblidhet më ky zemërim popullor, rrugët e Tiranës janë mbushur me pleq që flasin me vete
Sipas informacionit të fundit nga Ministria e Shëndetësisë, në Spitalin Universitar të Traumës (SUT) po marrin aktualisht trajtim mjekësor 29 persona, mes tyre 23 efektivë policie, 5 protestues dhe një kalimtar.
Ndërkohë, sipas të dhënave të raportuara, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT) nuk ka aktualisht persona të lënduar.