Dita e tretë e protestës studentore në Shqipëri, anulohet seanca plenare e Kuvendit! Largohen deputetët
Një orë para nisjes së seancës plenare në Kuvend është njoftuar anulimi i saj. Seanca plenare pritej të niste në orën 10:00 teksa studentët kishin paralajmëruar se do të protestonin këtë të enjte para Kuvendit.
Siç shihet edhe nga pamjet, deputetët janë larguar nga ambientet e Kuvendit teksa forca të shumta policie ndodhen në terren.
Pavarësisht pranisë së madhe të forcave të rendit, këtë të enjte nuk është vendosur kordoni, perimetri i zakontë i sigurisë përreth zonës.