Një grua 71-vjeçare nga Gostivari ka pësuar lëndime të rënda trupore pasi është rrëzuar gjatë pastrimit të ballkonit të një ndërtese në rrugën “Nikolla Parapunov”.

Siç mëson Tetovasot, më 14.10.2026, rreth orës 13:00, nga Ndihma e Shpejtë Mjekësore në Gostivar është raportuar në polici se tek ata ishte sjellë G.I. (71) me lëndime të rënda.

Sipas informacioneve të policisë, e moshuara është rrëzuar aksidentalisht gjatë pastrimit të ballkonit, ndërsa për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore është transferuar në Kompleksin e Klinikave “Nëna Terezë” në Shkup për trajtim të mëtejshëm.

Tetovasot mëson se ekipet e DPB Gostivar kanë kryer inspektimin në vendin e ngjarjes, ndërsa rrethanat e plota të rastit po dokumentohen.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume