Një keqkuptim në komunikacion është përshkallëzuar në një incident të rëndë në Tetovë, ku një 20-vjeçar përfundoi në prangat e policisë.
Sipas informacioneve që ka siguruar Tetovasot, më 14.10.2026, rreth orës 14:00, në rrugën “Ilinden”, policia arrestoi B.T. (20) nga Tetova.
Paraprakisht, E.O. (24) nga fshati Reçicë e Vogël kishte denoncuar se rreth orës 10:20, pas një mosmarrëveshjeje në trafik, i dyshuari ishte përpjekur ta sulmonte me një mjet të mprehtë, duke i dëmtuar edhe automjetin.
Tetovasot raporton se pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj të dyshuarit do të parashtrohet parashtresë përkatëse.