Një grup gjimnazistësh janë mbledhur këtë të enjte në Elbasan, në një protestë të thirrur përmes rrjeteve sociale.
Të rinjtë kanë dalë në rrugët e qytetit me thirrjet “Rama, jep dorëheqjen”, duke shprehur pakënaqësitë e tyre ndaj qeverisë.
Gjatë protestës, situata është tensionuar, ndërsa raportohet se disa prej pjesëmarrësve kanë nisur akte shkatërrimi në qytet.
Protesta në Elbasan vjen në një kohë kur tensionet janë shtuar edhe në Tiranë, ku vijojnë mobilizimet e studentëve dhe të rinjve, në ditën e tretë të protestës.
Top Channel