Protesta e gjimnazistëve dhe studentëve është shënuar edhe në Durrës, ku tubimi është shoqëruar me tensione dhe dëme materiale.

Sipas informacioneve paraprake, gjatë protestës janë djegur kosha mbeturinash, ndërsa protestuesit kanë thyer derën e Prefekturës dhe kanë hyrë brenda godinës.

Dëme raportohet edhe në ambientet e jashtme të Bashkisë së Durrësit, ku janë djegur pemë.

Zhvillimet në Durrës vijnë në ditën e tretë të protestave të studentëve dhe gjimnazistëve, të cilëve u janë bashkuar të rinj në disa qytete të vendit.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume