Zjarr në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, i vihet flaka një kioske, rrezikojnë pemët dhe bizneset përreth
Protesta vijon të jetë e tensionuar. Para pak çastesh protestuesit i kanë vënë flakën një kioske në bulevardin “Dëshmorët e Kombit.
Në pamjet e siguruara kioska ka marrë flakë e gjitha bashkë me pemët përreth dhe rrezikohet dalja jashtë kontrollit në bizneset që ndodhen pranë.
Prania e pemëve pranë zjarrit e bën situatën shumë delikate. Ky është rasti i disatë i dhunës dhe shkatërrimit në protestë.