Persona të paidentifikuar thyejnë xhamat e konviktit te Qyteti Studenti, frikë mes të rinjve: Nuk janë protestues!
Prej orëve të mëngjesit vijon situata e tensionuar në Tiranë për shkak të protestës.
Një ngjarje e rëndë dhe e dyshimtë është denoncuar nga studentët rezidentë në Qytetin Studenti në Tiranë, ku disa persona ende të paidentifikuar kanë sulmuar një prej godinave të konvikteve.
“Erdhën papritur, nuk janë protestues. Ata thyen xhamat dhe më pas u dëgjuan ulërima,” denoncoi studenti për mediat.
Fatmirësisht nga ky incident nuk raportohet për të lënduar në njerëz, por ngjarja ka mbjellë panik dhe frikë të madhe te studentët që ndodheshin brenda konviktit, ndërsa ngrihen dyshime mbi motive provokimi gjatë kësaj nate të tensionuar në kryeqytet.
Deri më tani nuk ka prezencë të policisë. Nga ana tjetër, studentët janë larguar të frikësuar nga godinat.