Sot bëhen 29 vjet nga rënia heroike e dëshmorit të kombit, gjeneral Adrian Krasniqi, gjatë një sulmi të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në stacionin e policisë serbe në Kliçinë, në afërsi të Pejës, e cila ishte një pikë strategjike e forcave policore dhe ushtarake serbe.

Adrian Krasniqi, i lindur më 11 tetor 1972, është ushtari i parë i rënë me uniformë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ai ishte student i Fakultetit Ekonomik të UP-së dhe pjesë e njërës prej celulave të para të UÇK-së, me gradën e komandantit të logjistikës në nivel të SHP të UÇK-së, ndërsa gradën gjeneralmajor e mori pas vdekjes, shkruan KP, transmeton Klankosova.tv

Ishte ndër luftëtarët e guximshëm që i dhanë goditjen regjimit serb në kohën kur gjithçka mohohej dhe kur çdo e drejtë njerëzore ishte e parealizueshme gjatë okupimit gati 90-vjeçar të Kosovës nga pushtuesit serbë, i cili rezultoi me çlirimin e vendit më 12 qershor 1999.

Policia serbe kishte publikuar një video me rastin e këtij sulmi të UÇK-së.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume