Këtë të premte Gjykata e Tiranës ka caktuar masat e sigurisë për protestuesit e ndaluar pas përplasjeve me Policinë gjatë protestës para Ministrisë së Arsimit. Mes tyre është edhe Klevi Metaj, 22 vjeç, i cili u përlesh me gjashtë punonjës policie gjatë tubimit. Për të është caktuar masa e sigurisë “arrest në shtëpi”.

Masat e sigurisë

Klevi Metaj-arrest në shtëpi

Olsi Vogli-detyrim për paraqitje

Xheison Petoku-arrest në shtëpi

Erald Zenollari-arrest në shtëpi

Hamza Bushi-detyrim për paraqitje

Korado Aliaj-arrest në shtëpi

Kalosh Hysbajrami-arrest në shtëpi

Brixhet Bali-detyrim për paraqitje

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume