Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, duke iu përgjigjur sot pyetjes së gazetarëve lidhur me ecurinë e procesit të gazifikimin, cili do të jetë përfitimi për qytetarët dhe kur mund të pritet të përfundojë, deklaroi:

„Në këtë moment, si kurrë më parë, po ndërtohen dy interkonektorë të gazit, njëri me fqinjin tonë jugor, tjetri me fqinjin tonë verior. Njërin pres që të sinkronizohet dhe të lëshohet në përdorim deri në fund të gjysmës së parë të vitit të ardhshëm, ndërsa tjetrin pres që deri në fund të vitit 2028 të sinkronizohet plotësisht.

Me këtë, në mënyrë dramatike – kur them dramatike – do të rritet në mënyrë dramatike rëndësia gjeostrategjike e Maqedonisë si vend, kurse nga ana tjetër, këta dy gazsjellës do të nënkuptojnë një mundësi për investitorët që do të dëshironin të investojnë në kapacitete prodhuese të energjisë elektrike të cilat e përdorin gazin si lëndë djegëse. Por kjo do të thotë edhe mundësi për ne, kur bëhet fjalë për rikonstruksionin dhe modernizimin e termocentraleve të cilat përdorin thëngjill si lëndë djegëse, që të mund të bëjmë konvertim në gaz dhe kështu t’i ruajmë vendet e punës dhe kështu t’i ruajmë ato objekte që të vazhdojnë të prodhojnë“.

Lidhur me konvertimin, se kur do të ndodhë kjo, kryeministri Mickoski shtoi:

„Po kjo tashmë po zgjat, SHA EMV tashmë është duke biseduar me Bankën Botërore dhe mendoj se shumë shpejt do të kem lajme shumë të bukura për atë projekt“.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume