Një 19-vjeçar norvegjez i cili planifikonte të kryente një vrasje në Britani, pasi u rekrutua nga një organizatë kriminale suedeze me lidhje me qeverinë iraniane, u dënua me 20 vjet burg.

Johannes Nutland u arrestua në një dhomë hoteli në Huddersfield, në Anglinë veriore, në mars të vitit 2025, me dy armë zjarri dhe municione në posedim.

Natland u rekrutua nga Rrjeti Foxtrot, një organizatë kriminale suedeze që përdoret nga shteti iranian dhe është sanksionuar si nga Britania ashtu edhe nga Shtetet e Bashkuara.

Nutland pranoi se posedonte një pistoletë gjysmëautomatike, një revolver dhe municione, por mohoi të kishte komplotuar për të kryer vrasje dhe pretendoi se nuk kishte ndërmend ta zbatonte planin.

Në fund, ai u dënua sot me 20 vjet burg, gjatë rigjykimit të tij nga një gjykatë e Londrës. Nutland është i rrituri më i ri që del në gjyq në Britani për krime të rënda pasi është rekrutuar në internet në këmbim të parave.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume