Gjatë protestës në Tiranë, kreu i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH) është përballur me protestuesit, duke shkëmbyer fjalë me ta dhe duke u bërë thirrje që gjithçka të zhvillohet në mënyrë paqësore.

“Ju kam xhan, vetëm paqësisht”, i është drejtuar ai protestuesve, duke kërkuar që situata të mos përshkallëzohet.
Në një moment, kreu i FNSH-së është shprehur edhe me fjalët “Djali im është me ju”, ndërsa protestuesit vijonin thirrjet e tyre ndaj efektivëve të policisë.

Gjatë komunikimit me drejtuesin e FNSH-së, protestuesit kanë brohoritur duke u kërkuar efektivëve të policisë që të heqin kapelat.

Thirrjet janë shoqëruar me debate verbale mes palëve, ndërsa kreu i FNSH-së është përpjekur të komunikojë me protestuesit dhe t’i bindë ata që të ruajnë qetësinë.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume