Disa të rinj të maskuar kanë hedhur bomba molotov në drejtim të Bashkisë së Shkodrës mbrëmjen e së premtes.
Nga sulmi nuk raportohet për dëme materiale.
Paraditen e sotme edhe në Shkodër u mbajt protesta e studentëve.Studentët u nisën nga sheshi “Nënë Tereza” dhe marshuan drejt Fakultetit të Drejtësisë dhe atij Ekonomik, ku u bënë thirrje studentëve të tjerë t’u bashkohen dhe të bojkotojnë mësimin.