Protesta në Elbasan/ Dita e tretë me më pak pjesëmarrës, dëmtohen kosha mbeturinash, shoqërohet një person
Protesta në Elbasan ka vijuar edhe në ditën e tretë, ndërsa këtë të martë numri i pjesëmarrësve ka qenë më i ulët.
Tubimi ka nisur rreth orës 11:00, ndërsa gjatë tij janë dëmtuar shtylla të sinjalistikës rrugore, kontenierë mbeturinash dhe stola.
Në ditën e tretë të protestës në Elbasan, pjesëmarrja ka qenë më e ulët në krahasim me ditët e mëparshme. Tubimi ka nisur rreth orës 11:00, ndërsa gjatë marshimit janë regjistruar dëmtime të disa elementeve të hapësirave publike.
Sipas informacionit nga terreni, janë dëmtuar shtylla të sinjalistikës rrugore, kontenierë për mbeturinat dhe stola.
Megjithatë, gjatë protestës nuk janë raportuar thyerje apo dëmtime të bizneseve private dhe institucioneve shtetërore.
Ndërkohë, policia ka shoqëruar një person të rritur, pasi dyshohet se është identifikuar duke nxitur të rinjtë të përdorin mjete piroteknike gjatë protestës.