Teteksi ka hyrë në një formë mbresëlënëse dhe po dëshmon nga java në javë se është një nga skuadrat më të forta të kampionatit informon Tetovasot . Skuadra vazhdoi serinë e fitoreve duke mposhtur Detonit Plaçkovicën me rezultatin e pastër 2:0, në një tjetër paraqitje bindëse që konfirmon se ekipi ka gjetur ritmin ideal.

Heronjtë e ndeshjes ishin sërish Hisar Ali dhe Azis Jamini, autorë të nga një goli. Dy sulmuesit vazhdojnë të jenë armët më të forta të Teteksit, pasi të dy kishin realizuar edhe në ndeshjen e kaluar, duke dëshmuar se po kalojnë një moment të jashtëzakonshëm.

Dyshja Ali–Jamini po shndërrohet në një makth për mbrojtjet kundërshtare. Shpejtësia, efikasiteti dhe instinkti i tyre para portës po i japin Teteksit një forcë të madhe në fazën sulmuese dhe po e udhëheqin skuadrën drejt rezultateve të shkëlqyera.

Me lojë të organizuar, disiplinë taktike dhe një sulm që funksionon në mënyrë perfekte, Teteksi po zhvillon një kampionat fantastik dhe po dërgon një mesazh të qartë se është gati të luftojë për objektivat më të larta.TS

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume