Në Komunën e Bërvenicës sot po zhvillohet raundi i parë i zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar të ri të komunës, pas vdekjes së kryetarit të deritanishëm, Jovica Ilievski, në muajin qershor. Të drejtë vote kanë mbi 16 mijë qytetarë, të cilët do të votojnë në 24 vendvotime. Në garën për postin e kryetarit marrin pjesë gjithsej gjashtë kandidatë, katër të propozuar nga partitë politike dhe dy kandidatë të pavarur.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume