Protestuesit janë shpërndarë në grupe të vogla në rrugët e Tiranës, ndërsa disa të rinj u kanë vënë flakën koshave të mbeturinave në mes të rrugës.

Pas tensioneve dhe përplasjeve gjatë protestës, një pjesë e demonstruesve janë shkëputur nga grumbullimi kryesor dhe kanë vijuar lëvizjen në zona të ndryshme.

Në disa prej rrugëve janë djegur kosha mbeturinash, duke krijuar vatra zjarri dhe duke shtuar tensionet.

Situata mbetet e tensionuar, ndërsa protesta vijon e shpërndarë në disa grupe.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume