Dalja e qytetarëve në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të Komunës së Bërvenicës deri në orën 17:00 ka arritur në 39.34% për qind.

Sipas të dhënave të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ), deri në këtë orë të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar gjithsej 6.392 qytetarë, njofton TS

Procesi i votimit në Bërvenicë vazhdon deri në orën 19:00, ndërsa qytetarët votojnë për njërin nga gjashtë kandidatët në garë për postin e kryetarit të komunës.

Të dhënat e ardhshme pritet të tregojnë se si do të zhvillohet pjesëmarrja në orët e fundit të procesit zgjedhor.