Bashkimi Demokratik për Integrim përshëndet rezultatin e arritur nga kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim, Arkin Jahiji, në zgjedhjet për kryetar të Komunës së Bërvenicës.
Kalimi në raundin e dytë është dëshmi e mbështetjes së qytetarëve dhe e rëndësisë së angazhimit të vazhdueshëm për përfaqësim dinjitoz, zhvillim lokal dhe institucione që u shërbejnë të gjithë qytetarëve pa dallim.
BDI shpreh mirënjohje dhe faleminderime për çdo qytetar që mori pjesë në procesin zgjedhor dhe për të gjithë ata që mbështetën kandidaturën e Arkin Jahijit.
Bërvenica meriton një komunë ku zëri i çdo qytetari dëgjohet, ku investimet dhe shërbimet shpërndahen në mënyrë të barabartë dhe ku bashkëjetesa ndërtohet mbi respektin dhe barazinë.
Ne mbetemi të përkushtuar që, së bashku me qytetarët, të vazhdojmë angazhimin për një përfaqësim të drejtë dhe për një të ardhme më të mirë për Bërvenicën.