Shasivari si profesor i besonte Kushtetutës dhe ligjit, ndërsa si ministër i beson Komisionit të Venecias
Shasivari si profesor i besonte Kushtetutës dhe ligjit, ndërsa si ministër i beson Komisionit të Venecias
“….si ministër i Drejtësisë jam këtu për ta zgjidhur problemin”.
Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari para takimit me studentët foli sikur të mos ishte ai. Jo më larg se në shkurt të këtij viti pasi ish paraardhësi i tij, Igor Fillkov refuzoi kërkesën e studentëve për provim të jurisprudencës në gjuhën shqipe, Shasivari doli me mendim profesional në opinion duke sjell praktika nga SHBA-ja, India, Kanadaja, Izraeli, Belgjika, Zvicra e Finlanda.
LEXO EDHE:
MPB përforcon kontrollet në objektet gastronomike, zbulohet organizim ilegal i lojërave të fatit
19.10.2026
Kuvendi: Vazhdon gjendja e krizës për naftën deri në prill 2027
19.10.2026
“India njihet për diversitetin e saj gjuhësor në dhënien e këtij provimi madje në 11-të gjuhë: anglishte, hindishte, telugushte, tamilishte, kannadashte, marathishte, bengalishte, guxharatishte, odianishte, punjabishte dhe asamezishte”;
Shasivari aso kohe, jashtë petkut të ministrit vlerësonte se këtë e garanton kushtetuta dhe nuk duhet të ketë dilema. Por pse tani si ministër i Drejtësisë nuk mendon njëjtë?
“Si profesor universitar i drejtësisë me përvojë 25 vjeçare e kam analizuar problemin dhe kam gjetur se ka zbrazëtira dhe çështje që duhet të rregullohen, ndërsa si ministër i Drejtësisë jam këtu për ta zgjidhur problemin”, deklaroi Jeton Shasivari, Ministër i Drejtësisë.
Duke falënderuar gazetarët për vëmendjen e tyre mbi deklarimet publike, Shasivari harroi se në shkurt kishte vlerësuar se zgjidhja ekziston dhe nuk ka nevojë për skena politike.
Jeton Shasivari, Ministër i Drejtësisë
“Ju faleminderit që jeni lexues i rregullt i shkrimeve të mia, aq më tepër e vërtetoni atë që e thash”, deklaroi Jeton Shasivari, Ministër i Drejtësisë.
Në këtë kontekst nuk pati një shpjegim pse një zgjidhje që buron nga kushtetua, duhet konsultuar me Komisionin e Venecias?!
“Pjesë nga opinioni i Jeton Shasivari 05.02.2026
“Nuk ka dilemë se, provimi i jurisprudencës për sa i përket mënyrës së dhënies së tij pra, gjuhës së provimit (sipas Kushtetutës dhe legjislacionit të Maqedonisë) duhet të jepet në dy gjuhë: në gjuhën maqedonase dhe në alfabetin e saj dhe në gjuhën zyrtare tjetër nga gjuha maqedonase (sipas formulimit kushtetues dhe ligjor) pra, në gjuhën shqipe dhe në alfabetin e saj, sipas përzgjedhjes së kandidatit”.”
Për të mos reflektuar si i njëanshëm, Shasivari u përkujdes që provimi të jepet edhe në gjuhën turke, përkatësisht gjuhë të cilën sipas regjistrimit të fundit e flasin 3,8 për qind./Alsat.mk.