Shkruan Sefer Selimi Jr.

Profesori Shazivari dikur, për paraardhësin e tij deklaronte: “Ministri Filkov gënjen, provimi i jurisprudencës shqip është e drejtë kushtetuese”.
Ndërkaq, tashmë si ministër ofron zgjidhje kreative “bashkëkohore”, që kandidatët ta japin provimin në gjuhën në të cilën kanë përfunduar studimet. Një pjesë, pjesën tjetër sërisht në maqedonisht.
Pra, jo zbatim të Kushtetutës dhe ligjit por futje në një labirint të ri burokratik, me interpretime dhe zgjidhje gjysmake. Me pak fjalë, “pak shqip, pak maqedonisht”!
Edhe më tragjike është se me këtë “zgjidhje bashkëkohore” i shërben përpjekjes për t’i barazuar shqiptarët me bashkësitë e tjera etnike, të cilat veçmas nuk përbëjnë as 5% të popullsisë, ndërkaq shqiptarët përbëjnë rreth një të tretën e saj.
Nga profesori që kërkonte zbatimin e Kushtetutës, te ministri që kërkon rrugë për ta anashkaluar atë. Aferim profesor, aferim…

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume