Një 36-vjeçar nga fshati Negotinë i Gostivarit ka përfunduar në prangat e policisë, pasi dyshohet se kreu një grabitje në një bastore sportive.
Siç raporton Tetovasot, më 19.10.2026, rreth orës 04:35, policia e Kamjanit e arrestoi M.B. (36) në një parking pranë një pike karburanti përgjatë rrugës Tetovë–Gostivar.
Sipas policisë, ai dyshohet se një ditë më parë, rreth orës 19:15, me anë të kërcënimit kishte marrë para nga arka e një bastoreje sportive në fshatin Negotinë.
Tetovasot mëson se i dyshuari është ndaluar në stacion policor dhe pas dokumentimit të rastit do të ngrihet kallëzim penal.