Një rast i rëndë i dhunës në familje është regjistruar në Gostivar.
Sipas informacioneve që ka siguruar Tetovasot, më 19.10.2026, në orën 04:10, policia arrestoi F.A. (41), pasi nëna e tij 63-vjeçare e denoncoi se ai e kishte sulmuar fizikisht dhe e kishte kërcënuar në shtëpinë familjare.
I dyshuari është ndaluar në stacion policor, ndërsa Tetovasot raporton se pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të paraqitet kallëzim penal.