Një rast i rëndë i dhunës dhe neglizhencës ndaj fëmijëve është zbuluar në Tetovë.
Sipas policisë, ndaj Z.M. (33) nga Tetova është ngritur kallëzim penal për veprat “lëndim trupor” dhe “braktisje dhe keqtrajtim i fëmijës”.
Tetovasot raporton se më 05.10.2026, në shtëpinë familjare, e dyshuara kishte sulmuar fizikisht vajzën e saj të mitur dhe kishte lënë pa përkujdesje foshnjën e saj dhjetëmuajshe.
Rasti është proceduar në organet kompetente.