Një aksident i rëndë pune ka ndodhur në Prilep, ku një 74-vjeçar është plagosur rëndë gjatë punës me traktor.
Sipas policisë, traktori u përmbys në oborrin e pronës së tij në fshatin Vrançe, duke i shkaktuar lëndime të rënda.
Tetovasot mëson se i moshuari po trajtohet në spital, ndërsa policia po heton rrethanat e aksidentit.