Deputeti i partisë VLEN, Adnan Azizi, ka reaguar lidhur me çështjen e provimeve profesionale në gjuhën shqipe, duke e cilësuar këtë si një hap të rëndësishëm drejt barazisë gjuhësore.

“Jo vetëm provimi i jurisprudencës, por të gjitha provimet profesionale do të jepen në gjuhën shqipe!

Urime të gjithë shqiptarëve, e në veçanti studentëve që do t’u nënshtrohen provimeve profesionale në gjuhën shqipe, pas 35 vitesh pritjeje!
Një hap i rëndësishëm drejt barazisë gjuhësore dhe respektimit të të drejtave të shqiptarëve!”, ka shkruar Azizi.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume