Në Francë, nxënësit janë përplasur me policinë për shkak të mungesës së mësimdhënësve dhe kushteve të këqija në shkolla. Protestuesit kërkojnë gjithashtu uljen e çmimeve dhe rritjen e pagave dhe pensioneve. Ndërkohë, presidenti Emmanuel Macron ka refuzuar dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, pas dhunës gjatë protestave të fundjavës.
Studentët kundërshtojnë propozimin e Shasivarit për ta dërguar zgjidhjen në Venecia
19.10.2026
Ndërsa në Spanjë, protestat u nxitën nga dëbimi i një 87-vjeçare, pasi qiraja e saj u rrit për 230 përqind. Ndërkohë, partitë kryesore në Spanjë kanë premtuar ndërtimin e më shumë banesave për të përballuar krizën e strehimit.
Në Milano, protestat kundër rritjes së kostos së jetesës përfunduan në përleshje mes protestuesve të maskuar dhe policisë. Gjatë trazirave, protestuesit dëmtuan dyqane, duke shkaktuar kaos në sheshet kryesore të qytetit.
Edhe në Belgjikë dhe Portugali pati protesta të mëdha, kundër mungesës së banesave, pagave të ulëta dhe rritjes së shpejtë të çmimeve të qirave./Alsat.mk.