Irani paralajmëron se është përgatitur për një tjetër përballje ushtarake me Shtetet e Bashkuara. Komandantët iranianë pretendojnë se kanë grumbulluar armë dhe kanë identifikuar objektiva të reja, ndërsa kërcënojnë se një konflikt i ri mund të zgjerohet përtej Lindjes së Mesme.
“Bota do të habitet”. Ky është paralajmërimi i Iranit për Shtetet e Bashkuara, nëse lufta rifillon.
Komandantët e Gardës Revolucionare pretendojnë se Teherani ka përgatitur rezerva të reja armësh dhe objektiva që nuk janë goditur më parë. Mesazhi është i qartë: nëse Uashingtoni rinis sulmet, përgjigjja iraniane mund të jetë më e gjerë dhe më e ashpër.
BE-ja planifikon kabllo nëndetëse nga Grenlanda drejt Evropës, me synim lidhjen deri në Azi
“Lufta nuk ka mbaruar. Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike është përgatitur për një luftë afatgjatë.”
Sipas paralajmërimeve të zyrtarëve iranianë, objektivat mund të shtrihen përtej bazave ushtarake.
Teherani ka kërcënuar me goditjen e infrastrukturës energjetike, qendrave të të dhënave, sistemeve të inteligjencës artificiale dhe kabllove nënujore të internetit.
Në skenarin më të rëndë, kërcënimi mund të prekë edhe objektiva amerikane në Evropë dhe në vendet aleate të rajonit.
Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara po përgatitin skenarë të rinj ushtarakë.
Sipas zyrtarëve amerikanë, në rast të rifillimit të operacioneve, Pentagoni ka shqyrtuar edhe përdorimin e bombës së fuqishme MOAB kundër infrastrukturës energjetike dhe objekteve bërthamore iraniane.
Teherani i cilëson këto kërcënime si propagandë dhe paralajmëron se nuk do të presë domosdoshmërisht të goditet përpara se të përgjigjet.
Në terren, frika është rikthyer te qytetarët iranianë. Ndërsa Emiratet e Bashkuara Arabe thonë se janë më të përgatitura për një konflikt të ri, por theksojnë se nuk duan luftë.