Një shtetas turk është arrestuar dje në Prishtinë, nën dyshimin për sulm ndaj personit zyrtar.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, i dyshuari, nën ndikimin e alkoolit, ka sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë.

Viktimat dhe i dyshuari kanë pranuar tretman mjekësor, transmeton Klankosova.tv

“Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume