Në Gjykatën Komerciale po mbahet seanca e parë përgatitore në çështjen e Komunës së Gjakovës për kompensimin e dëmit që lidhet me detyrimet e dala nga kontratat kolektive të viteve 2017 dhe 2021.
Vjollca Shyti, zyrtare ligjore e Komunës së Gjakovës, ka bërë të ditur se dëmet që këto kontrata i kanë shkaktuar komunës kapin vlerën e mbi 14 milionë eurove, njofton Klankosova.tv.
Sipas Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK), komunave u janë marrë qindra miliona euro nga buxhetet e tyre për mbulimin e detyrimeve që burojnë nga zotimet e marra në nivel qendror.
AKK-ja theksoi se këto mjete do të duhej të përdoreshin për investime kapitale dhe për përmirësimin e shërbimeve për qytetarët.
Asociacioni ka kërkuar shqyrtim të drejtë të çështjes dhe shmangie të zvarritjeve të mëtejshme