Në Tiranë ka nisur dita e tetë e protestës së studentëve, të cilëve të martën iu janë bashkuar edhe pedagogët.

Rreth orës 10:00 studentët dhe pedagogët kanë marshuar drejt Kryeministrisë aty ku kanë përmbysur karriget e vendosura më herët nga kryeministri Edi Rama në mënyrë simbolike si ftesë për dialog.

“Pa dorëheqje nuk ka dialog” janë thirrjet e dëgjuara nga protestuesit e grumbulluar para godinës së qeverisë.

Teksa protesta në Tiranë viojnë, situata në qytetet e tjera mbetet e qetë dhe deri në këto momente nuk ka njoftime apo grumbullime për protesta.

Kujtojmë se një nga thirrjet kryesore të të rinjve është largimi i panegociueshëm i kryeministrit Edi Rama dhe i qeverisë së tij.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume