❗️Para se të kërkojë fakte nga qytetarët, Bilall Kasami le të tregojë: a është Prof. Dr. Rametulla Ferati vëllai i ortakut të dajës së tij❓

Komuna e Tetovës kërkoi dokumente për dyshimet rreth projektit në parcelën e stacionit të zjarrfikësve. Po i paraqesim disa që kërkojnë shpjegime konkrete.

Në studimin e fizibilitetit, Prof. Dr. Rametulla Ferati figuron si njëri nga përpiluesit, i angazhuar pikërisht për “interesin publik dhe analizën financiare”.
Ndërkohë, në profilin publik të kompanisë PRO INZHINERING, si adresë kontakti figuron emaili

[email protected]. Çfarë marrëdhënieje ka përpiluesi i studimit me këtë kompani?

Sipas të dhënave që po paraqesim, po kjo kompani aktualisht po ndërton objektin plotësues të Komunës së Tetovës për 1.350.000 euro nga paratë e taksapaguesve tetovarë. Plot një milion e treqind e pesëdhjetë mijë euro për 1.400 m² ndërtim — rreth 964 euro për metër katror.

Matematikë interesante e Kasamit! Një shumë që meriton publikimin e preventivit të detajuar, që qytetarët ta shohin saktësisht çfarë po paguajnë.

Në fletën pronësore nr. 38951, në zonën kadastrale Tetovë-jashtë qytetit, PRO INZHINERING dhe MURANA-KOMPANI figurojnë si bartëse të të drejtave mbi të njëjtën pasuri të paluajtshme. Në profilin e MURANA-KOMPANI, si drejtor figuron Rakip Alii — “dajxha Rakip”, daja i Bilall Kasamit.

Prandaj, pyetja për kryetarin është e drejtpërdrejtë…A është Ibraim Ferati i PRO INZHINERING vëllai i profesorit që ka analizuar interesin publik në projektin e parcelës së zjarrfikësve?

Nëse kjo lidhje konfirmohet, studimit do t’i duhet edhe një shtojcë, pema familjare pranë tabelave financiare. Që qytetarët ta kuptojnë më lehtë se nga kalon rruga e “ekspertizës së pavarur”.

Ironia është te vetë detyra e shënuar në dokument: “interesi publik”. Pikërisht personi i angazhuar për ta vlerësuar atë duhet të ketë marrëdhënie plotësisht transparente me kompanitë e përmendura.

A janë deklaruar këto lidhje? A është shqyrtuar konflikti i mundshëm i interesit? Kush e ka vlerësuar pavarësinë e ekspertëve?

Z. Kasami, publikoni kontratat e angazhimit, deklarimet e interesave dhe çdo vlerësim për konfliktin e mundshëm të interesit. Publikoni edhe preventivin e objektit plotësues të Komunës.
Dokumentet po i vendosim përpara qytetarëve. Përgjigjet ua keni borxh ju.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume