Shkup – Një 21-vjeçare ka pësuar lëndime të rënda pasi humbi kontrollin mbi automjetin e saj dhe u rrokullis në rrugën “Indira Gandi”.
Sipas policisë, të cilën e citon Tetovasot, në aksident është lënduar edhe një 19-vjeçare që ndodhej si pasagjere.
Policia ka kryer ekspertizën e vendit të ngjarjes.